Botë

Zyrtare: Alush Gavazaj largohet nga FC Liria, mbetet lojtar i lirë Mesfushori Alush Gavazaj nuk është më pjesë e FC L…

11.01.2026. 1 min čitanja

Zyrtare: Alush Gavazaj largohet nga FC Liria, mbetet lojtar i lirë

Mesfushori Alush Gavazaj nuk është më pjesë e FC Liria. Palët kanë mbyllur bashkëpunimin me marrëveshje, ndërsa futbollisti aktualisht ka statusin e lojtarit të lirë.

Pas një sezoni të zhvilluar me klubin e qytetit të tij, Gavazaj ka vendosur të kërkojë një hap të ri në karrierën profesionale, duke synuar sfida të reja dhe vazhdimësi në zhvillimin e tij sportiv.

Sipas burimeve pranë futbollistit, ai është i hapur për oferta dhe po shqyrton me kujdes opsionet e mundshme për angazhimin e radhës, ndërsa pritet që në periudhën në vijim të vendoset për të ardhmen e tij.

Largimi i Gavazajt shënon një ndryshim në repartin e mesfushës për FC Lirinë, teksa mbetet të shihet se ku do të vazhdojë karrierën njëri nga futbollistët më përvojë të ekipit prizrenas.

— Dragash Info

Original Facebook objava