Botë

Zafir Berisha: Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, duhet të ndryshohet urgjentisht!

19.12.2025. 2 min čitanja

Zafir Berisha: Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, duhet të ndryshohet urgjentisht!

Ky ligj po e ngulfat demokracinë, jo vetëm në nivel shtetëror, por fillimisht brenda vetë partive politike. Demokracia e mbytur brenda partive, natyrshëm po bartet edhe në institucionet e vendit.

Modeli aktual i votimit, ku qytetari detyrohet të votojë deri në dhjetë kandidatë, nuk e fuqizon zgjedhësin, por i shërben klientelizmit politik dhe kandidatëve vazalë rreth kryetarëve të partive.
Ky sistem e dobëson konkurrencën e ndershme dhe e shndërron votën në instrument kontrolli.

Zgjidhja është e qartë: qytetari duhet të ketë të drejtë të votojë vetëm një kandidat, sipas modelit të zgjedhjeve për Kuvendet Komunale. Një votë, një përfaqësues.

Kjo është demokraci reale, kjo është përgjegjësi politike.

Nëse më besoni votën, iniciativa ime e parë do të jetë ndryshimi i Ligjit Zgjedhor, për t’ia kthyer fuqinë qytetarit dhe për ta çliruar politikën nga kapja partiake.

Demokracia nuk negociohet, ajo mbrohet dhe përmirësohet.

Original Facebook objava