Botë

YZER HAJDARI VAZHDON ME KF OPOJA KF Opoja ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Yzer Hajdari nga fshat…

04.02.2026. 1 min čitanja

YZER HAJDARI VAZHDON ME KF OPOJA

KF Opoja ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Yzer Hajdari nga fshati Bresanë, i cili do të mbajë fanellën bardhë e gjelbër edhe në sezonin e ardhshëm.

Hajdari, i cili në sezonin e kaluar u dallua për paraqitje të qëndrueshme, këmbëngulje në lojë dhe instinkt të spikatur para portës kundërshtare, mbetet pjesë e repartit ofensiv të ekipit opojan.

Vazhdimi i tij konsiderohet një lajm pozitiv për KF Opoja, pasi skuadra ruan një lojtar që ka treguar energji, shpirt gare dhe gatishmëri për të bërë diferencën në fazën sulmuese.

Nga klubi vlerësohet se prania e Hajdarit do të kontribuojë në objektivat e ekipit për sezonin e ri, duke shtuar forcën dhe konkurrencën në repartin ofensiv.

— Dragash Info

Original Facebook objava