Xhemshit Krasniqi: PDK-ja është garancia për një të ardhme të sigurt për Kosovën Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare…
Xhemshit Krasniqi: PDK-ja është garancia për një të ardhme të sigurt për Kosovën
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhemshit Krasniqi, i cili në këto zgjedhje parlamentare garon për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka riafirmuar publikisht angazhimin e tij politik dhe vizionin për të ardhmen e vendit.
Në një postim të publikuar së fundmi, Krasniqi thekson se qëllimi i tij jetësor ka qenë dhe mbetet liria dhe pavarësia e Kosovës, duke rikujtuar sakrificën e brezit të luftës për shtetndërtimin e vendit.
“Sot, kur kthehem të shoh pas, e kuptoj se PDK-ja është garancia e duhur për një të ardhme të sigurt për atdheun tonë,” ka deklaruar Krasniqi.
Vlen të theksohet se Xhemshit Krasniqi, përveç kontributit të tij në luftën çlirimtare, edhe në periudhën e pasluftës është ballafaquar me akuza të cilat ai dhe populli i kosovës kanë cilësuar si të shpifura, duke kaluar edhe një periudhë burgimi që është konsideruar e padrejtë.
Me kandidimin e tij nga radhët e PDK-së, Krasniqi synon të përfaqësojë vlerat e luftës, drejtësinë dhe interesin qytetar në Kuvendin e Kosovës.
#PDK130 #XhemshitKrasniqi87