Botë

Xheladini me bashkpunëtor pret në takim përfaqësues të OSBE-së Komuna e Dragashit ka mirëpritur sot një delegacion të…

22.01.2026. 2 min čitanja

Xheladini me bashkpunëtor pret në takim përfaqësues të OSBE-së

Komuna e Dragashit ka mirëpritur sot një delegacion të OSBE-së, i përbërë nga z. Fitim Nuhi – Drejtor i Zyrës Rajonale, z. Bilall Sejrani – Asistent i Demokratizimit, z. Suad Salkić – Zyrtar për Çështje Politike, dhe z. Cameron MacBride – Zyrtar i Lartë për Komunitete.

Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Komunës së Dragashit dhe OSBE-së, si dhe për mbështetjen që kjo organizatë i ofron komunës në fusha të ndryshme të zhvillimit lokal.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua respektimit të të drejtave të komuniteteve, promovimit të bashkëjetesës, forcimit të demokracisë lokale, si dhe zbatimit të dygjuhësisë në institucionet komunale, si një element kyç për përfshirjen dhe barazinë.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, theksoi se Komuna mbetet e përkushtuar në ndërtimin e institucioneve gjithëpërfshirëse, transparente dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve, duke e konsideruar bashkëpunimin me OSBE-në si një partneritet strategjik për zhvillim të qëndrueshëm dhe stabilitet lokal.

— Dragash Info

Original Facebook objava