Botë

Vuçiq: Afatet shtesë në Ligjin për të Huajt janë lajm i mirë për Serbinë

14.03.2026. 2 min čitanja

Vuçiq: Afatet shtesë në Ligjin për të Huajt janë lajm i mirë për Serbinë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, e ka cilësuar si lajm të mirë për Serbinë marrëveshjen e fundit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Bashkimi Evropian lidhur me afatet shtesë për zbatimin e Ligjit për të Huajt. Vuçiq deklaroi se ky vendim ndihmon në shmangien e tensioneve dhe konflikteve të mundshme në rajon, duke falënderuar ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. “Ne u përpoqëm dhe biseduam me serbët në Kosovë rreth asaj që është e pranueshme për ta. Jam mirënjohës ndaj evropianëve që donin të shmangnin një katastrofë më të madhe dhe çdo konflikt në këtë kohë. Ky është sigurisht një lajm i mirë për ne”, ka deklaruar Vuçiq. Sipas tij, angazhimi i faktorëve ndërkombëtarë ka ndikuar që situata të menaxhohet pa përshkallëzim të mëtejshëm, ndërsa vendimi për shtyrjen e afateve është parë si një hap drejt uljes së tensioneve. — Dragash Info