VOX publikon fotografi të Kusari-Lilës me politikanen serbe në Solothurn, një muaj pas incidentit në Banjskë Mediumi…
VOX publikon fotografi të Kusari-Lilës me politikanen serbe në Solothurn, një muaj pas incidentit në Banjskë
Mediumi VOX Kosova ka publikuar një fotografi që sipas burimeve të tij konfirmon se deputetja dhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ishte “politikanja e lartë e Kosovës” e përmendur në raportimet paraprake për takimin me një politikane të lartë serbe në Zvicër.
Sipas raportimeve, takimi është zhvilluar rreth një muaj e gjysmë pas sulmit në Banjskë, ku Kusari-Lila ka komunikuar në mënyrë që burimet i përshkruajnë si “aq familjare, sa ka habitur të pranishmit”.
Në këtë takim, pjesëmarrës kanë qenë edhe deputetja Fitore Pacolli, anëtari i Listës Serbe Dolibor Jevtiç, si dhe figura opozitare si Bernard Nikaj, Ardian Gjini dhe Lutfi Haziri.
Takimi është pjesë e sesioneve joformale të organizuara nga një organizatë ndërmjetësuese për dialog mes përfaqësuesve politikë të Kosovës dhe Serbisë.
Koha dhe mënyra e zhvillimit të takimit kanë shkaktuar reagime dhe diskutime në skenën politike kosovare.
— Dragash Info