Botë

VOTOHET KABINETI I RI QEVERISËS I DREJTUAR NGA ALBIN KURTI – 19 MINISTRI NË PËRBËRJE Me 66 vota për, 49 kundër dhe as…

11.02.2026. 2 min čitanja

VOTOHET KABINETI I RI QEVERISËS I DREJTUAR NGA ALBIN KURTI – 19 MINISTRI NË PËRBËRJE

Me 66 vota për, 49 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi ka votuar kabinetin e ri qeverisës të drejtuar nga Albin Kurti. Qeveria e re do të ketë gjithsej 19 ministri, me një strukturë të zgjeruar ekzekutive dhe disa zëvendëskryeministra.

Ky është përbërja e kabinetit të ri qeveritar:

– Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca;

– Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla;

– Zëvendëskryeministër për çështje të pakicave dhe bashkëpunim – Fikrim Damka;

– Ministër i Financave – Hekuran Murati;

– Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare – Andin Hoti;

– Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci;

– Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla;

– Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulëzon Jagxhiu;

– Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia;

– Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Hajrullah Çeku;

– Ministre e Kulturës dhe Turizmit – Saranda Bogujevci;

– Ministër i Sportit dhe Rinisë – Blerim Gashani;

– Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi;

– Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli;

– Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Armend Muja;

– Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit – Dimal Basha;

– Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane – Mimoza Kusari;

– Ministre e Ekonomisë – Artane Rizvanolli;

– Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq;

– Ministër për Zhvillim Rajonal – Rasim Demiri.

Votimi i kabinetit shënon formimin zyrtar të Qeverisë së re, e cila pritet të nisë menjëherë punën në zbatimin e programit qeverisës dhe përballjen me sfidat ekonomike, sociale dhe institucionale të vendit.

— Dragash Info

Original Facebook objava