Botë

Vjosa Osmani priti ambasadorin britanik, diskutuan procesin zgjedhor dhe marrëveshjen strategjike Presidentja e Repub…

09.01.2026. 2 min čitanja

Vjosa Osmani priti ambasadorin britanik, diskutuan procesin zgjedhor dhe marrëveshjen strategjike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit në vend, përfshirë edhe procesin e zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor, të cilat u vlerësuan se janë zhvilluar sipas standardeve më të larta demokratike.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja, si dhe u diskutua për hapat e ardhshëm drejt finalizimit të iniciativës për lidhjen e marrëveshjeve strategjike ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Këto marrëveshje pritet të përfshijnë fushat e mbrojtjes, sigurisë, ekonomisë dhe tregtisë, për të cilat ishte dakorduar edhe gjatë vizitës së sekretarit të Jashtëm britanik në Kosovë në prill të vitit të kaluar.

Me këtë rast, presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.

— Dragash Info

Original Facebook objava