Vizitë miqësore e komunës së Dragashit në Njësinë LMT të KFOR-it Turk
Vizitë miqësore e komunës së Dragashit në Njësinë LMT të KFOR-it Turk
Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, së bashku me një pjesë të kabinetit të tij, ka realizuar sot një vizitë miqësore në Njësinë e LMT-së të KFOR Turk në Dragash. Delegacioni komunal u prit nga komandanti i ri i kësaj njësie, Firat Kavak, si dhe stafi i tij, me ç’rast u zhvillua një takim në frymë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi të ndërsjellë. Me këtë rast, kryetari Xheladini e uroi komandantin Kavak për marrjen e detyrës së re dhe për misionin e tij në Kosovë, duke i dëshiruar suksese në angazhimet e ardhshme. Gjatë takimit u theksua se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve lokale dhe LMT-së së KFOR-it Turk mbetet i rëndësishëm dhe i frytshëm, duke kontribuar në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në komunën e Dragashit. Autoritetet komunale vlerësuan rolin e vazhdueshëm të KFOR-it në garantimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët. — Dragash Info