Vizitë miqësore dhe bashkëpunuese me KFOR-in Turk dhe Konsullatën e Turqisë në Prizren Pas kompletimit të kabinetit t…
Vizitë miqësore dhe bashkëpunuese me KFOR-in Turk dhe Konsullatën e Turqisë në Prizren
Pas kompletimit të kabinetit të Kryetarit të Komunës së Dragashit, gjatë ditës së sotme u realizuan vizita të ndara te Komandanti i KFOR-it Turk në Kazermën “Sultan Murat”, Koloneli Harun Elitaş, si dhe te Konsulli i ri i Republikës së Turqisë me seli në Prizren, z. Fatih Topçu.
Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, bëri të ditur se këto vizita kishin karakter miqësor dhe informues për pjesëtarët e kabinetit qeveritar, me ç’rast u shkëmbyen informata lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe për vazhdimin e projekteve të nisura dhe atyre të reja që pritet të implementohen në të ardhmen.
Gjatë takimeve u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe roli i partnerëve ndërkombëtarë në mbështetjen e zhvillimit lokal, sigurisë dhe stabilitetit në komunën e Dragashit.
Me këtë rast, kryetari Xheladini, në emër të tij dhe të kabinetit qeveritar, shprehu mirënjohje për mikpritjen e ngrohtë dhe gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë, duke falënderuar Kolonelin Harun Elitaş dhe Konsullin Fatih Topçu për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm.
— Dragash Info





