Botë

Veton Halili emërohet drejtor i Administratës në Komunën e Dragashit Kryetari i Komunës së Dragashit, z.

22.12.2025. 1 min čitanja

Veton Halili emërohet drejtor i Administratës në Komunën e Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, ka emëruar sot z. Veton Halili në detyrën e drejtorit të Administratës.
Z. Halili, gjatë mandatit të kaluar, ka ushtruar funksionin e shefit të Kabinetit të Kryetarit, duke e kryer këtë detyrë me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë.
Me rastin e këtij emërimi, Kryetari Xheladini ka uruar z. Veton Halili për pozitën e re, duke i dëshiruar suksese në detyrë dhe duke shprehur besimin se, falë përvojës dhe profesionalizmit të tij, ai do të kontribuojë në forcimin e administratës komunale dhe në rritjen e efikasitetit të shërbimeve për qytetarët e Komunës së Dragashit.

Original Facebook objava