Vërshimet nuk zgjidhen nga ata që i shkaktuan ato – reagon Nedzmidin Sejdilar Nedzmidin Sejdilar, ish-kandidat i pava…
Vërshimet nuk zgjidhen nga ata që i shkaktuan ato – reagon Nedzmidin Sejdilar
Nedzmidin Sejdilar, ish-kandidat i pavarur për deputet në Kuvendin e Kosovës dhe ish-kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit, ka reaguar lidhur me situatën e vërshimeve:
“Vërshimet nuk mund t’i zgjidhin ata që i shkaktuan. E vërteta është e ashpër, por mbetet e vërtetë. Për vite me radhë kanë krijuar kaos, e sot luajnë rolin e shpëtimtarëve. Ata që janë problemi, sot ofrohen si zgjidhje. Ata që paaftësia i nxori në krye, sot mbajnë leksione për përgjegjësinë. Vërshimet nuk i zgjidhin drunjtë që lundrojnë – i zgjidhin njerëzit me njohuri, plan dhe integritet. Çdo gjë tjetër është shfaqje politike për kamerat, ndërsa uji vazhdon të rritet.”
Sejdilar thekson se situatat emergjente kërkojnë veprime të mençura dhe koordinim profesional, jo spektakël për publikun.
— Dragash Info