Botë

Vendoset gurthemeli për ndërtimin e 50 shtëpive për familjet në asistencë sociale në Prizren Kryetari i Komunës së Pr…

18.02.2026. 1 min čitanja

Vendoset gurthemeli për ndërtimin e 50 shtëpive për familjet në asistencë sociale në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se sot është vendosur gurthemeli për ndërtimin e 50 shtëpive për familjet që jetojnë me asistencë sociale.

Ky projekt humanitar po realizohet në bashkëpunim ndërmjet Komuna e Prizrenit dhe Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet në nevojë.

Sipas njoftimit, nga gjithsej 50 shtëpi të planifikuara, 35 do të ndërtohen në Lagjja e Trimave në Prizren, ndërsa 15 të tjera do të ndërtohen në pronat private të rasteve sociale.

Ky investim konsiderohet një hap i rëndësishëm në mbështetje të kategorive më të ndjeshme të shoqërisë dhe në forcimin e solidaritetit në komunitet.

— Dragash Info

Original Facebook objava