Botë

Vdes në QKUK një burrë nga Dragashi pasi u rrëzua gjatë punimeve në shtëpi Një burrë nga komuna e Dragashit ka ndërru…

04.01.2026. 1 min čitanja

Vdes në QKUK një burrë nga Dragashi pasi u rrëzua gjatë punimeve në shtëpi

Një burrë nga komuna e Dragashit ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi kishte pësuar lëndime trupore si pasojë e një rrëzimi aksidental në shtëpinë e tij.

Sipas informatave zyrtare nga Policia e Kosovës, rasti është raportuar më 3 janar 2026. Viktima dyshohet se ishte rrëzuar derisa po kryente punë në shtëpi, duke pësuar lëndime serioze, të cilat më pas rezultuan fatale.

“Raportohet se më 03.01.2026, në QKUK – Prishtinë, ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Dyshohet se i njëjti kishte pësuar lëndime pasi ishte rrëzuar derisa po punonte në shtëpi,” thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të sqaruar rrethanat e sakta të vdekjes.

Autoritetet po vazhdojnë procedurat hetimore lidhur me rastin.

— Dragash Info

Original Facebook objava