Vazhdon të jetë i hapur aplikimi për Skemën e Granteve për energji të pastër që ofron mbështetje deri në 25 mijë euro…
Vazhdon të jetë i hapur aplikimi për Skemën e Granteve për energji të pastër që ofron mbështetje deri në 25 mijë euro, për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme ose ndërmarrjet e mëdha që nuk përfitojnë nga tarifat e rregulluara të energjisë elektrike dhe që kanë prodhimin ose përpunimin si aktivitet primar ose sekondar.
Ajo zbatohet përmes tri thirrjeve të veçanta publike që përfshijnë tri masa:
Masa 1: Mbështetje për sistemet e energjisë solare dhe sistemet e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike.
Masa 2: Mbështetje për masat e efiçiencës së energjisë në ndërtesat e bizneseve.
Masa 3: Mbështetje për pajisjet që ulin konsumin e energjisë në linjat e prodhimit.
Projekti është financuar nga Qeveria e Dukatit të Madhe të Luksemburgut e zbatuar nga KIESA/MINT, në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë dhe LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.
Aplikimi bëhet përmes platformës e-Kosova: https://ekosova.rks-gov.net/ deri më: 31.01.2026.