Vazhdojnë numërimet e fletëvotimeve jashtë Kosovës – 68 nga 92 kuti të përpunuara Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultat…
Vazhdojnë numërimet e fletëvotimeve jashtë Kosovës – 68 nga 92 kuti të përpunuara
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve të dërguara nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht përmes postës.
Sipas të dhënave të fundit, nga fillimi i procesit më 3 janar, ora 16:00, deri më 5 janar, ora 10:00, janë numëruar 68 nga 92 kuti votimi që përmbajnë pakot me fletëvotime të sjella në Kosovë.
Fletëvotimet e numëruara deri tani i përkasin komunave: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime dhe Viti.
Të dhënat po publikohen dhe përditësohen vazhdimisht në platformën zyrtare të KQZ-së:
👉 https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org
QNR apelon tek qytetarët dhe mediat që të ndjekin rezultatet vetëm nga burimet zyrtare, për të pasur informata të sakta dhe të besueshme.
— Dragash Info