Botë

Vazhdojnë dorëheqjet në LDK Prizren – jep dorëheqje edhe kryetari i nëndegës “Gani Çavderbasha” Vazhdojnë dorëheqjet…

24.01.2026. 2 min čitanja

Vazhdojnë dorëheqjet në LDK Prizren – jep dorëheqje edhe kryetari i nëndegës “Gani Çavderbasha”

Vazhdojnë dorëheqjet nga strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren. Kësaj radhe, dorëheqje ka dhënë edhe kryetari i nëndegës “Gani Çavderbasha”, Çabej Nurkollari.

Nurkollari ka njoftuar publikisht se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat e tij partiake, duke theksuar se vendimi është marrë për shkak të rrethanave personale dhe profesionale, por edhe për shkak të pakënaqësive me mënyrën e funksionimit të degës lokale të LDK-së në Prizren.

Në reagimin e tij, ai ka vënë në pah mungesën e bashkëpunimit dhe koordinimit brenda strukturave partiake, duke kritikuar mënyrën e mbyllur të vendimmarrjes.

“Ky vendim vjen edhe si pasojë e mungesës së theksuar të bashkëpunimit, koordinimit dhe mbështetjes nga ana e Degës, e cila ka funksionuar në mënyrë të mbyllur, me vendimmarrje të përqendruar tek disa persona të caktuar, duke anashkaluar strukturat dhe frymën demokratike”, ka shkruar Nurkollari.

Ai ka shtuar se, pavarësisht përpjekjeve për një angazhim transparent dhe gjithëpërfshirës, rrethanat e krijuara kanë pamundësuar funksionimin normal të nëndegës.

Në fund, Nurkollari ka falënderuar anëtarët për bashkëpunimin dhe ka shprehur shpresën që në të ardhmen strukturat e degës së LDK-së të jenë më të hapura dhe më gjithëpërfshirëse ndaj anëtarësisë.

— Dragash Info

Original Facebook objava