Qendrore

Valon Syla kritikon PDK-në: Heshtje për skandalet, ndërsa “hajnat e votave” flasin për çështje të mëdha

11.04.2026. 2 min čitanja

Valon Syla kritikon PDK-në: Heshtje për skandalet, ndërsa “hajnat e votave” flasin për çështje të mëdha width= Gazetari dhe komentatori politik, Valon A. Syla, ka reaguar ashpër ndaj qasjes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) lidhur me skandalet e brendshme për manipulim të votave. Syla ka kritikuar heshtjen e PDK-së përballë këtyre zhvillimeve, duke theksuar se premtimet për llogaridhënie nuk janë përmbushur. Ai iu referua edhe deputetit Nait Hasani, i cili së fundmi ka qenë aktiv në paraqitje publike duke komentuar çështje politike, përfshirë edhe temën e zgjedhjes së Presidentit. width= “Paska dalë Nait Hasani me fol për zgjedhjen dhe çështjen e Presidentit… me gjasë që po ka frikë me shku në zgjedhje, pas skandalit të vjedhjeve të votave në Prizren”, ka deklaruar Syla. Sipas tij, është shqetësuese që, siç shprehet ai, persona të përfshirë në këto skandale vazhdojnë të jenë aktivë në media dhe të flasin për tema të rëndësishme, ndërsa çështjet e brendshme mbeten pa trajtim. “PDK po ashtu po hesht për vjedhjet e votës brenda vetes, pavarësisht fjalëve të mëdha se do të ketë ndëshkime dhe dorëheqje. Ajo që po shohim është e kundërta – ata që dyshohen për manipulime po flasin live në TV për çështje të mëdha, por jo për veprimet e tyre”, ka shtuar ai. Ndërkohë, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kishte deklaruar më herët se ky skandal nuk do të anashkalohet dhe se do të ketë shqyrtim dhe llogaridhënie në përputhje me hetimet e autoriteteve kompetente. Çështja e manipulimit të votave brenda subjekteve politike ka qenë e pranishme në zgjedhjet e fundit, ndërsa një nga rastet më të përfolura ishte ai në Prizren. — Dragash Info