Botë

Universiteti i Prizrenit merr kryesimin e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike për vitin 2026

06.04.2026. 2 min čitanja

Universiteti i Prizrenit merr kryesimin e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike për vitin 2026 width= Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ka shënuar një arritje të rëndësishme në arenën akademike rajonale, duke marrë kryesimin e Asociacioni i Universiteteve Ballkanike (BUA) për vitin 2026. Ky asociacion përfshin mbi 100 universitete nga vendet e Ballkanit dhe synon forcimin e bashkëpunimit në fushën akademike, shkencore dhe kulturore. Përmes aktiviteteve të tij, BUA promovon shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik, zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore si dhe avancimin e cilësisë në arsimin e lartë. Përzgjedhja e universitetit prizrenas për të udhëhequr këtë rrjet të rëndësishëm konsiderohet një dëshmi e besimit të partnerëve ndërkombëtarë në kapacitetet institucionale të tij, por edhe një vlerësim për sistemin e arsimit të lartë në Kosovë. Takimi i fundit i këtij asociacioni është mbajtur në Podgoricë, ku universiteti u përfaqësua nga prorektorët Serdan Kervan, Luan Vardari dhe Adelina Rakaj, së bashku me përfaqësues të universiteteve anëtare dhe kandidate. width= width= Në kuadër të këtij mandati, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren do të jetë nikoqir i konferencës së radhës të BUA-s, e cila pritet të mbahet në fund të vitit 2026 në Prizren. Kjo ngjarje pritet të shërbejë si një platformë e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndëruniversitar dhe promovimin e arsimit të lartë në nivel rajonal. — Dragash Info