“Ukë Rugova President ose Kryetar i Kuvendit” – Canaj zbulon bisedime mes LDK-së dhe VV-së Analisti politik Blerim Ca…
“Ukë Rugova President ose Kryetar i Kuvendit” – Canaj zbulon bisedime mes LDK-së dhe VV-së
Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se, sipas informacioneve nga disa burime brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), tashmë janë zhvilluar bisedime mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje (VV) lidhur me një marrëveshje për formimin e Qeverisë së re.
Sipas Canajt, emri i Ukë Rugovës është diskutuar si kandidat potencial për President të Kosovës ose për Kryetar të Kuvendit.
“Ukë Rugova do të jetë kandidat për President të Kosovës ose për Kryetar të Kuvendit. Sipas informacioneve të mia, tashmë janë zhvilluar disa bisedime mes LDK-së dhe VV-së. Po flitet për gjashtë ministri që mund t’i takojnë LDK-së”, ka deklaruar Canaj.
Ai ka shtuar se ekzistojnë informacione edhe për ndryshime të brendshme në LDK, pa dhënë detaje shtesë.
Tutje, Canaj ka theksuar se është e vështirë që Vjosa Osmani të vazhdojë si Presidente, duke shprehur bindjen se ajo mund të marrë postin e Ministres së Punëve të Jashtme.
Këto deklarata vijnë në një kohë kur skena politike në vend po përballet me spekulime dhe zhvillime të reja lidhur me konfigurimin e institucioneve pas zgjedhjeve.
— Dragash Info