Lokale

U mbajtë takimi i Grupit Komunal për Kthim në Dragash

30.03.2026. 2 min čitanja

U mbajtë takimi i Grupit Komunal për Kthim në Dragash width= width= width= width= width= Sot është mbajtur takimi i Grupit Komunal të Punës për Kthim në Komunën e Dragashit, ku u diskutua për katër familje të kthimit të regjistruara në bazën unike të të dhënave, të cilat jetojnë në territorin e kësaj komune. Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim në Dragash ka realizuar vizita në terren, në bashkëpunim me përfaqësues të organizatës IOM, e cila po zbaton projektin për ndërtimin e shtëpive, financuar nga Ministria për Komunitete dhe Kthim me fonde të Bashkimit Evropian. Në përputhje me Rregulloren 01/2018 për personat e zhvendosur, Grupi Komunal i Punës ka shqyrtuar dhe pranuar të gjitha rastet, duke rekomanduar që ato të procedohen për shqyrtim të mëtejmë në Grupin Qendror të Punës pranë Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, ku do të merret vendimi përfundimtar. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, përfaqësues të IOM-it, si dhe përfaqësues të OSBE-së. Aktualisht, në regjistrin e Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim në Dragash janë të evidentuara 28 familje të kthimit. Duke qenë se Komuna e Dragashit është pjesë e projektit RRK-6, pritet që edhe këto familje të përfitojnë nga ndërtimi i shtëpive në fazat e ardhshme. Gjatë viteve 2024 dhe 2025, Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim ka realizuar me sukses ndërtimin e 4 shtëpive për familjet e kthimit në Komunën e Dragashit. — Dragash Info