Botë

U mbajt mbledhja e parë e rregullt e Qeverisë Komunale të Dragashit për vitin 2026 Pas kompletimit të kabinetit qever…

04.02.2026. 2 min čitanja

U mbajt mbledhja e parë e rregullt e Qeverisë Komunale të Dragashit për vitin 2026

Pas kompletimit të kabinetit qeveritar, sot është mbajtur mbledhja e parë e rregullt e Qeverisë Komunale të Dragashit për vitin 2026, me përbërje të plotë të saj.

Gjatë kësaj mbledhjeje janë diskutuar dhe shqyrtuar çështje me rëndësi për planifikimin dhe funksionimin e administratës komunale, si dhe tema të tjera me interes qytetar. Fokus i veçantë i diskutimeve ishin investimet kapitale për vitin 2026, përgatitja e raportit të punës për vitin 2025, hartimi i planit të punës për vitin 2026 dhe vlerësimi vjetor i punës së punëtorëve komunalë.

Po ashtu, janë trajtuar çështje që lidhen me disiplinën në punë, respektimin e orarit zyrtar dhe rregullat për angazhimin jashtë orarit të rregullt të punës. Anëtarët e kabinetit janë njoftuar edhe me vendimin e Kryetarit të Komunës lidhur me caktimin e reprezentacionit për anëtarët e Kabinetit të Kryetarit.

Në kuadër të mbledhjes janë propozuar pikat e rendit të ditës për seancën e dytë dhe të tretë të Asamblesë Komunale, është marrë qëndrim lidhur me zhvillimin e procedurave të ankandit publik për pasuritë komunale jashtë përdorimit, si dhe është diskutuar riorganizimi i zyrave dhe stafit në ndërtesën e administratës komunale.
Mbledhja është përmbyllur me diskutime në kuadër të pikës “të ndryshme”.

— Dragash Info

Original Facebook objava