U.D.
U.D. Kryeprokurori i Shtetit viziton dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor
Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Agron Qalaj, ka vizituar dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Gjatë kësaj vizite, z. Qalaj u prit nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, e cila e njoftoi atë nga afër me funksionimin dhe angazhimin e kësaj dhome operative gjatë procesit zgjedhor.
U.D. Kryeprokurori Qalaj vlerësoi punën e stafit të angazhuar në këtë dhomë, e cila ka për qëllim mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe garantimin e integritetit të procesit zgjedhor, duke falënderuar dhe inkurajuar koordinatoren Pula dhe gjithë stafin për përkushtimin e treguar.
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit mbetet e angazhuar që, në bashkëpunim me institucionet relevante, të monitorojë nga afër procesin zgjedhor dhe të reagojë ndaj çdo shkeljeje eventuale të ligjit.