Lokale
Tragjedi në Prizren: Humb jetën një 32-vjeçar në aksident rrugor
Tragjedi në Prizren: Humb jetën një 32-vjeçar në aksident rrugor Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën “Wesley Clark” në Prizren, ku një person 32-vjeçar ka humbur jetën pas të goditur nga një automjet. Sipas informacioneve fillestare, viktima nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra gjatë aksidentit. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetime për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Policia apelon tek drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët për kujdes të shtuar në rrugë. — Dragash Info