Qendrore

Tragjedi në Majac | Vajza plagos rëndë gruan dhe vret një mashkull, përpjekje për vetëvrasje e ndaluar nga Policia

22.03.2026. 1 min čitanja

Tragjedi në Majac | Vajza plagos rëndë gruan dhe vret një mashkull, përpjekje për vetëvrasje e ndaluar nga Policia Majac – Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Majac, ku një vajzë rreth 30-vjeçare ka plagosur rëndë një grua dhe ka vrarë një person mashkull. Pas aktit, e njëjta ka tentuar të vetëvritet, por është lokalizuar dhe neutralizuar nga Njësitë Speciale FIT të Policisë së Kosovës. Të dyja viktimat e plagosura, përfshirë edhe vajzën që tentoi vetëvrasjen, ndodhen aktualisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në gjendje të rëndë, duke marrë trajtim emergjent. Viktima mashkull, e cila humbi jetën në vendngjarje, ende nuk është identifikuar për shkak se nuk kishte dokumente me vete. Burimet bëjnë të ditur se të përfshirët në ngjarje i përkasin familjes Gashi. Policia e Kosovës vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të ngjarjes tragjike. — Dragash.info