Totaj pret përfaqësuesit e OSBE-së në Prizren, diskutohet thellimi i bashkëpunimit
Totaj pret përfaqësuesit e OSBE-së në Prizren, diskutohet thellimi i bashkëpunimit
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot ushtruesin e ri të detyrës së drejtorit të Qendrës Rajonale të Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Prizren, Cristiano Barale, së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Gjatë takimit, Totaj e ka falënderuar Barale për bashkëpunimin korrekt të deritanishëm, duke vlerësuar rolin e OSBE-së në mbështetjen e proceseve demokratike dhe zhvillimin institucional në nivel lokal. Po ashtu, palët kanë diskutuar për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, me synim avancimin e shërbimeve për qytetarët dhe rritjen e transparencës institucionale. Ky takim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt vazhdimit të partneritetit ndërmjet institucioneve lokale dhe organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë. — Dragash Info