Totaj pret në takim drejtuesen e Rrjetit të Grave të Kosovës, diskutohet për luftimin e dhunës në familje
Totaj pret në takim drejtuesen e Rrjetit të Grave të Kosovës, diskutohet për luftimin e dhunës në familje
Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Rrjeti i Grave të Kosovës, Igballe Rogova, së bashku me bashkëpunëtoret e saj. Gjatë këtij takimi, palët diskutuan për forcimin e mekanizmave lokalë në mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore, si dhe për nevojën e rritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional në trajtimin e këtyre rasteve. Sipas kryetarit Totaj, në fokus të diskutimeve ishte edhe përmirësimi i kapaciteteve komunale për t’iu përgjigjur në mënyrë më efikase nevojave të viktimave, duke siguruar mbështetje më të shpejtë dhe më të koordinuar. Me këtë rast, u arrit pajtueshmëri për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet komunës dhe organizatave përkatëse, në funksion të fuqizimit të mekanizmave mbrojtës dhe rritjes së sigurisë për qytetarët. — Dragash Info