Totaj pret delegacionin e ZKA-së, theksohet rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional
Totaj pret delegacionin e ZKA-së, theksohet rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional
Prizren, 2 prill 2026 – Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), të udhëhequr nga Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca. Takimi u zhvillua në kuadër të fushatës vetëdijesuese “Auditimi në shërbim të qeverisjes së mirë – Roli dhe ndikimi i ZKA-së”, ku u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe vazhdimin e marrëdhënieve të mira e korrekte ndërmjet institucioneve. Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni së bashku me kryetarin Totaj vizituan edhe SHMLP “Ymer Prizreni”, ku u mbajt një prezantim informues për nxënësit lidhur me rolin dhe ndikimin e auditimit në qeverisjen e mirë. — Dragash Info