Qendrore

Totaj: Komunat drejt falimentimit, fajëson Kurtin për gjendjen aktuale

07.04.2026. 1 min čitanja

Totaj: Komunat drejt falimentimit, fajëson Kurtin për gjendjen aktuale width= Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ngritur shqetësimin për gjendjen financiare të komunave në Kosovë, duke deklaruar se ato po shkojnë drejt falimentimit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Totaj ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar atë si përgjegjës për situatën e krijuar. Sipas tij, veprimet e Qeverisë së Kosovës po çojnë në “falimentim dhe defunksionalizim të komunave”, duke ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e pushtetit lokal. width= “Falimentimi dhe defunkcionalizimi i Komunave po ndodhë në vazhdimësi si pasojë e veprimeve të Qeverisë së Kosovës me në krye regjisorin Albin Kurti”, ka shkruar Totaj. — Dragash Info