Qendrore

Thirrje për reagim ndaj tabelës në sheshin e Prishtinës: Ish i burgosuri Nijazi Kryeziu e cilëson “provokim të radhës”

27.03.2026. 2 min čitanja

Thirrje për reagim ndaj tabelës në sheshin e Prishtinës: Ish i burgosuri Nijazi Kryeziu e cilëson “provokim të radhës” Reagimet ndaj tabelës informuese të vendosur në sheshin e Prishtinës, e cila lidhet me masakrën e Dubravës, po vazhdojnë të shtohen. Ish i burgosuri politik Nijazi Kryeziu e ka cilësuar këtë rast si “provokim të radhës”, duke kërkuar reagim të organizuar nga të mbijetuarit e masakrës. Në reagimin e tij publik, Kryeziu bën thirrje që të mbijetuarit të dalin së bashku dhe të kundërshtojnë përmbajtjen e tabelës, të cilën e konsideron si propagandë dhe fyerje ndaj viktimave. “Ky provokim i radhës nuk duhet të kalojë vetëm me postime. Të gjithë të mbijetuarit nga Masakra e Burgut të Dubravës duhet të reagojnë së bashku dhe ta largojnë këtë turp nga mesi i kryeqytetit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tij. Ai thekson se reagimi është obligim moral ndaj viktimave, të plagosurve dhe bashkëvuajtësve të kësaj ngjarjeje tragjike, duke shtuar se nuk duhet lejuar, sipas tij, “shtrembërimi i historisë dhe ofendimi i dytë” ndaj tyre. Deklarata e Kryeziut vjen pas reagimeve të mëhershme publike lidhur me përmbajtjen e tabelës, e cila ka nxitur debat në opinion për saktësinë e paraqitjes së fakteve historike në hapësirat publike. — Dragash Info