Lokale

Themelohet Grupi Joformal i Grave Asambleiste në Kuvendin Komunal të Dragashit

31.03.2026. 2 min čitanja

Themelohet Grupi Joformal i Grave Asambleiste në Kuvendin Komunal të Dragashit width= – Sot është themeluar Grupi Joformal i Grave Asambleiste në Kuvendin e Komunës së Dragashit, në një takim të organizuar me mbështetjen e OSBE-së. Në këtë takim, përveç asambleisteve të Kuvendit Komunal, morën pjesë edhe shefja e Kabinetit të Kryetarit të Komunës, znj. Arijeta Skeraj, drejtoreshat komunale znj. Liridona Misinaj dhe znj. Raisa Shabani, si dhe zyrtarja për Barazi Gjinore, znj. Lindita Kozmaqi Piraj, të cilat do të jenë pjesë aktive e aktiviteteve të këtij grupi. Gjatë takimit u bë edhe zgjedhja e strukturave drejtuese të Grupit. Kryetare e Grupit u zgjodh asambleistja nga radhët e LDK-së, znj. Xhylferie Bahtijari Beqiri, një asambleiste shumë aktive e cila ka dhënë një kontribut të çmuar në iniciativat e grupit, ndërsa nënkryetare u zgjodh asambleistja nga radhët e LVV-së, znj. Afrore Vejseli. Po ashtu, në takim u diskutua për aktivitetet dhe angazhimet e shumta të Grupit në të kaluarën, nën udhëheqjen e kryetares së deritashme, znj. Suada Bajrami, e cila e udhëhoqi këtë grup për dy mandate, duke vlerësuar kontributin e saj në fuqizimin e rolit të grave në vendimmarrje. Grupi i Grave Asambleiste shpreh mirënjohje ndaj kryetarit të Komunës, z. Bexhet Xheladini, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj iniciativave dhe aktiviteteve të këtij grupi. — Dragash Info