Sport

“The Guardian” për Kosovën: Edhe pse ëndrra u zbeh, shteti s’u ndie kurrë më i gjallë

01.04.2026. 2 min čitanja

“The Guardian” për Kosovën: Edhe pse ëndrra u zbeh, shteti s’u ndie kurrë më i gjallë   Mediumi prestigjioz britanik The Guardian i ka kushtuar vëmendje të veçantë ndeshjes mes Kosovës dhe Turqisë, duke e cilësuar si një moment historik për futbollin dhe vetë shtetin e Kosovës. Në raportimin për ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Fadil Vokrri Stadium, thuhet se deri në sekondat e fundit, e paimagjinueshmja ishte ende e mundshme për “Dardanët”, pavarësisht humbjes minimale 1:0 në finalen e plejofit për Kupën e Botës. Artikulli me titull “Akturkoglu e kalon Turqinë duke i dhënë fund shpresave të Kosovës për debutimin në Kupën e Botës” përshkruan një atmosferë të jashtëzakonshme në Prishtinë, ku qyteti ishte “elektrik” gjatë gjithë ditës. Sipas The Guardian, futbollistët e Kosovës u larguan nga fusha mes duartrokitjeve të mëdha, ndërsa tifozëve u ishin lejuar “fantazitë më të çmendura”, duke besuar deri në fund në një mrekulli. Në shkrim theksohet se kjo gjeneratë e Kosovës është në ngritje dhe se e ardhmja mbetet premtuese. “Po të ishin më efikase, një shpërthim epik do të ndodhte”, shkruan mediumi britanik, duke shtuar se e gjithë Prishtina dukej sikur ishte mbledhur për një moment të rrallë që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Në fund të artikullit citohet edhe përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, i cili u shpreh optimist: “E ardhmja është e ndritshme. Nuk po shqetësohem për të ardhmen e këtij ekipi. Po shkojmë në drejtimin e duhur dhe jam i sigurt se do të arrijmë potencialin tonë shumë shpejt.” Artikulli përmbyllet me një mesazh domethënës për Kosovën: “Edhe nëse ëndrrat e tyre janë zbehur, shteti rrallë është ndier më i gjallë.” — Dragash Info