Botë
Tërmet në Kosovë, epiqendra afër Prizrenit Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur Kosovën so…
Tërmet në Kosovë, epiqendra afër Prizrenit
Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur Kosovën sonte, rreth orës 23:09.
Sipas të dhënave sizmologjike, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 15 kilometra në perëndim–jugperëndim të Prizrenit dhe rreth 74 kilometra në perëndim të Shkupit, ndërsa thellësia e lëkundjes ka qenë 5 kilometra.
Tërmeti është ndier lehtë në disa zona të rajonit, por deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.
Institucionet përkatëse vazhdojnë të monitorojnë situatën.
— Dragash Info