Botë

Temperaturat zbresin deri në -10°C – Parashikimi i motit për sot Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe i…

11.01.2026. 2 min čitanja

Temperaturat zbresin deri në -10°C – Parashikimi i motit për sot

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Gjatë ditës do të ketë ulje progresive të temperaturave, ndërsa në disa zona priten reshje lokale, kryesisht të dobëta bore.

Sipas parashikimeve, temperaturat maksimale në orët e paradites mund të mbesin rreth 1 gradë Celsius, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje pritet rënie e ndjeshme, duke zbritur deri në -10 gradë Celsius, çka do të sjellë kushte të theksuara acari.

Në Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi, dita e diel do të karakterizohet me erëra të ftohta veriore, ulje të temperaturave dhe intervale kohore me diell.

Vende-vende priten reshje të pakta bore, ndërsa në orët e mbrëmjes pritet acar i fortë.

🔹 E hëna do të jetë një ditë jashtëzakonisht e ftohtë, ku temperaturat në shumicën e rajoneve nuk do të kalojnë në vlera pozitive, me përjashtim të disa zonave mesdhetare të Shqipërisë. Megjithatë, priten intervale më të gjata me diell dhe vranësira lokale, me pak gjasa për fjolla sporadike bore.

🔹 E marta sjellë acar të fuqishëm në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë ditës temperaturat pritet të dalin sërish në “plus”.

🔹 Nga e mërkura, moti pritet të jetë gradualisht më i butë.

Qytetarët këshillohen të kenë kujdes të shtuar, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes dhe mëngjesit, për shkak të ngricave dhe rrëshqitjeve të mundshme në rrugë.

— Dragash Info

Original Facebook objava