Botë

Të shtëna me armë zjarri pranë një shkolle në Gjonaj – Policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron armën Policia e K…

30.01.2026. 2 min čitanja

Të shtëna me armë zjarri pranë një shkolle në Gjonaj – Policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron armën

Policia e Kosovës ka reaguar me shpejtësi pas një incidenti të rëndë të ndodhur më 29.01.2026, rreth orës 12:15, në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të një shkolle.

Sipas njoftimit zyrtar, policia ka pranuar informata se të shtënat janë kryer nga një automjet i tipit VW Golf. Menjëherë pas pranimit të informacionit, patrulla policore është drejtuar në vendngjarje, ku ka identifikuar automjetin e dyshuar dhe i ka dhënë sinjal për ndalim.

I dyshuari nuk ka respektuar urdhrin e policisë dhe është larguar me shpejtësi, duke u vënë në ndjekje nga patrullat policore, të cilave më pas u janë bashkuar edhe njësi të tjera. Pas ikjes së tij, policia ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit, por ai nuk është gjetur aty.

Në vazhdim të veprimeve policore, i dyshuari është arrestuar, ndërsa arma e zjarrit – një pistoletë me pesë fishekë, të cilën ai dyshohet se e kishte hedhur në tokë, është gjetur dhe sekuestruar.

I dyshuari, H.B., 21 vjeçar, është intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Ndaj tij kanë filluar hetimet dhe pritet ngritja e kallëzimit penal për veprat penale:

“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

“Përdorim i armës”

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar për të vepruar me vendosmëri kundër çdo akti të paligjshëm dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve, veçanërisht në hapësirat pranë institucioneve arsimore.

— Dragash Info

Original Facebook objava