Të shtëna me armë në Gjakovë, plagoset aksidentalisht një vajzë e mitur Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhu…
Të shtëna me armë në Gjakovë, plagoset aksidentalisht një vajzë e mitur
Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave ka mbetur e plagosur aksidentalisht një vajzë e mitur.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:25 në rrugën “Bardhyl Qaushi”. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se një person mashkull, i moshës madhore, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa personave, pas një mosmarrëveshjeje.
Si pasojë e të shtënave, një vajzë e mitur, e cila ishte kalimtare e rastit, është goditur në shpinë dhe ka pësuar lëndime trupore. Ajo është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ndërsa sipas personelit shëndetësor, gjendja e saj është stabile.
Ndërkohë, i dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa njësitet relevante policore kanë nisur kërkimet për arrestimin e tij. Policia po ashtu ka ndërmarrë veprime hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.
— Dragash Info