Qendrore

“Të pavërteta dhe spekulative”: PDK demanton raportimet se i është ofruar posti i Presidentit

26.03.2026. 2 min čitanja

“Të pavërteta dhe spekulative”: PDK demanton raportimet se i është ofruar posti i Presidentit

width=

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka dalë me deklaratë për pretendimet se PDK-së i është ofruar posti i Presidentit.   Partia Demokratike e Kosovës ka demantuar raportimet se i është ofruar posti i Presidentit.   Në reagim thuhet se sot në mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar, u vendos që në ditët në vijim të thirret Këshilli Drejtues për të diskutuar zhvillimet aktuale politike dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.   “Lidhur me raportimet e fundit, sqarojmë se pretendimet se PDK-së i është ofruar posti i Presidentit janë të pavërteta dhe spekulative. Sot, Partia Demokratike e Kosovës mbajti mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar, ku u vendos që në ditët në vijim të thirret Këshilli Drejtues për të diskutuar zhvillimet aktuale politike dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm”.   “PDK mbetet e hapur për bashkëpunim dhe e gatshme të ofrojë informata të sakta dhe në kohë për çdo çështje me interes public”, thuhet në reagimin e partisë.   Reagimi i polotë:   Lidhur me raportimet e fundit, sqarojmë se pretendimet se PDK-së i është ofruar posti i Presidentit janë të pavërteta dhe spekulative.   Sot, Partia Demokratike e Kosovës mbajti mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar, ku u vendos që në ditët në vijim të thirret Këshilli Drejtues për të diskutuar zhvillimet aktuale politike dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.   I bëjmë thirrje mediave që të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare dhe të verifikuara.   PDK mbetet e hapur për bashkëpunim dhe e gatshme të ofrojë informata të sakta dhe në kohë për çdo çështje me interes publik.   Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin! – DRAGASH INFO