Taulant Hodaj nuk kandidon për kryetar të FFK-së: Garë vetëm kur të krijohen kushtet ligjore Taulant Hodaj ka bërë të…
Taulant Hodaj nuk kandidon për kryetar të FFK-së: Garë vetëm kur të krijohen kushtet ligjore
Taulant Hodaj ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë për postin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), duke theksuar se një vendim i tillë do të merrej në konsideratë vetëm atëherë kur të krijohen kushte reale ligjore për një garë të drejtë dhe të hapur.
Ai ka deklaruar se në momentin kur kuadri ligjor dhe rrethanat e nevojshme do ta lejojnë një proces konkurrues dhe transparent, do ta shqyrtojë seriozisht mundësinë e kandidimit, gjithmonë në respekt të kërkesave dhe interesit të komunitetit të futbollit në Kosovë.
“Në momentin që krijohen kushte reale ligjore për garë, do t’i shqyrtoj seriozisht rrethanat dhe, në respekt të kërkesave të komunitetit të futbollit, mund të konsideroj hyrjen në garë.
Deri atëherë, do të jap kontributin tim maksimal si avokat, ekspert ligjor i UEFA-s dhe njohës i qeverisjes sportive”, ka theksuar Hodaj.
Ai ka shtuar se do të vazhdojë angazhimin e tij profesional në fushën e së drejtës sportive, duke kontribuar në avancimin e qeverisjes dhe standardeve në futbollin kosovar.
— Dragash Info