Botë

Tatimi në pronë për bizneset mund të rritet mbi 200% Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan…

13.12.2025. 2 min čitanja

Tatimi në pronë për bizneset mund të rritet mbi 200%

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka ngritur alarmin për rritje të ndjeshme të tatimit në pronë për pronat komerciale, si pasojë e zbatimit të shkallës progresive të paraparë me ligjin në fuqi.

Ai ka bërë të ditur se disa biznese mund të përballen me fatura shumëfish më të larta, duke vënë në rrezik likuiditetin dhe planet investuese. Sipas Ibrahimit, në raste të caktuara rritja e tatimit mund të kalojë 200 për qind.

Ibrahimi ka theksuar se kjo rritje nuk përfshin pronat banesore, por prek vetëm pronat që shfrytëzohen për veprimtari ekonomike.

Për ta bërë më të qartë ndikimin, ai ka sjellë shembuj konkretë. Një pronë komerciale me vlerë rreth 7 milionë euro, e cila këtë vit paguan rreth 11–12 mijë euro tatim, vitin e ardhshëm mund të paguajë mbi 26 mijë euro. Një pronë me vlerë rreth 20 milionë euro mund të përballet me rritje nga rreth 34 mijë euro në mbi 90 mijë euro, ndërsa për prona me vlerë rreth 50 milionë euro, tatimi vjetor mund të shkojë mbi 240 mijë euro.

“Këto janë shuma shumë serioze për çdo biznes, veçanërisht për ata që tashmë po operojnë në kushte të vështira ekonomike”, ka deklaruar Ibrahimi.

Original Facebook objava