Botë

Tasholli reagon ndaj ligjëratave të Gjykatës Speciale në shkolla: Drejtësia po shndërrohet në projekt politik Ligjëra…

22.01.2026. 3 min čitanja

Tasholli reagon ndaj ligjëratave të Gjykatës Speciale në shkolla: Drejtësia po shndërrohet në projekt politik

Ligjëratat informuese të nisura nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (Gjykata Speciale) në shkollat e mesme kanë nxitur reagime të ashpra në opinionin publik. Së fundmi, Ismail Tasholli, themelues i platformës “Liria ka Emër”, ka shprehur shqetësime serioze duke i cilësuar këto aktivitete si përpjekje për deformim të historisë dhe instrumentalizim politik të drejtësisë.

Në një reagim publik në rrjete sociale, Tasholli ka ngritur pikëpyetje mbi legjitimitetin dhe qëllimin e ligjëratave të tilla në institucione arsimore, duke shkruar:

“Gjykata Speciale po e sulmon Kosovën nën brez. A guxoni k’shtu në vendet e ju’ja prej kah vini????”

Ai ka ironizuar më tej pasojat që, sipas tij, mund të sjellë kjo qasje, duke paralajmëruar për rrezikun e normalizimit të narrativave që e përmbysin të vërtetën historike të luftës në Kosovë:

“Tash ka mbetë veç edhe ni hap ‘logjik’, të vendoset fotografia e Millosheviçit nëpër shkolla ‘për edukim historik’ dhe të organizohet ni ekskursion për nxënës nëpër Serbi, ku ligjëratën për luftën ua mban Shesheli.”

Sipas Tashollit, problemi kryesor qëndron te mënyra se si po prezantohet drejtësia dhe historia për brezat e rinj, duke theksuar se deformimi i narrativës historike çon drejt relativizimit të së vërtetës:

“Kur narrativat shtramohen deri n’këtë nivel, kufini i absurditetit zhduket.”

Ai shton se kjo është pasqyra e drejtësisë kur, sipas tij, ajo shndërrohet në mjet politik:

“Kështu doket ‘drejtësia’ kur shndërrohet në projekt politik. Kur historia rishkruhet ‘me ftesa zyrtare’ dhe PowerPoint.”

Në fund të reagimit, Tasholli ka paralajmëruar se kundërpërgjigjja nuk do të mungojë dhe se ajo do të vijë nga vetë qytetarët:

“Kismet ni përgjigje ua jep qytetaria me 17 Shkurt.”

Platforma “Liria ka Emër” ka për mision mbrojtjen e luftës çlirimtare të UÇK-së dhe të ish-krerëve të saj që po gjykohen në Hagë, duke kundërshtuar çdo nismë që, sipas platformës, e shndërron drejtësinë në projekt politik dhe rishkruan historinë e Kosovës.

— Dragash Info

Original Facebook objava