Botë

Takim institucional me kryetarin e JGP-së, Adem Hoxha Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë të d…

14.01.2026. 1 min čitanja

Takim institucional me kryetarin e JGP-së, Adem Hoxha

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë të ditur se sot ka mirëpritur në takim kryetarin e partisë JGP, z. Adem Hoxha, së bashku me një pjesë të Kryesisë së kësaj partie.

Gjatë takimit, palët kanë diskutuar modalitetet e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional me JGP-në në kuadër të mandatit katërvjeçar të qeverisjes lokale.

Kryetari Xheladini ka theksuar rëndësinë e koordinimit dhe partneritetit politik për realizimin e projekteve dhe objektivave në interes të qytetarëve të Komunës së Dragashit.

Sipas tij, bashkëpunimi institucional mbetet një element kyç për stabilitetin, funksionimin efektiv të qeverisjes lokale dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.

— Dragash Info

Original Facebook objava