Qendrore

Tahiri viziton Thaçin në Hagë: “Ju dërgon të fala nga Presidenti”

19.03.2026. 1 min čitanja

Tahiri viziton Thaçin në Hagë: “Ju dërgon të fala nga Presidenti” Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri ka deklaruar se Thaçi po e përballon situatën me forcë dhe krenari, duke e cilësuar atë si një padrejtësi. “Sot, në Hagë, e takova Presidentin po aq të fortë sa në çdo vizitë tjetër. Ai po e përballon këtë padrejtësi me një ndjenjë të thellë krenarie, e cila mban gjallë shpirtin e popullit të Kosovës”, ka shkruar Tahiri. Ai ka shtuar se Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij mbeten “shtylla të palëkundura” mbi të cilat, sipas tij, qëndrojnë shteti dhe liria e Kosovës. Në fund të mesazhit, Tahiri ka përcjellë edhe përshëndetjet e ish-presidentit për qytetarët: “Presidenti ju dërgon të fala nga Haga”. — Dragash Info