Tahiri: Ndërhyrja amerikane ndali luftën në Kosovë, OKB nuk do ta kishte ndaluar Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës,…
Tahiri: Ndërhyrja amerikane ndali luftën në Kosovë, OKB nuk do ta kishte ndaluar
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili ishte shprehur kundër ndërhyrjes amerikane në Iran.
Tahiri ka theksuar se ndërhyrja amerikane ka qenë vendimtare për ndalimin e luftës në Kosovë. Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se pa ndërhyrjen amerikane, lufta në Kosovë nuk do të kishte përfunduar, edhe pse tre rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së lejonin ndërhyrjen për ndalimin e konfliktit.
“Derisa Trumpi po bëhet gati të ndërhyjë në Iran për të parandaluar vrasjen e protestuesve që kërkojnë demokraci, Guterres u shpreh i tronditur me fjalë ‘jo më ndërhyrje’. Sikur të mos ishte ndërhyrja amerikane për ndaljen e luftës në Kosovë, sa për OKB-në lufta nuk do të ndalej. Kjo është një nga arsyet kryesore pse duhet të ndryshojë rendi botëror,” ka shkruar Tahiri.
– Dragash Info