Syla ironizon Kurtin për zgjedhjet e mundshme: “80% s’ti japin as vëllaznia e motrat” Gazetari Valon Syla ka komentua…
Syla ironizon Kurtin për zgjedhjet e mundshme: “80% s’ti japin as vëllaznia e motrat”
Gazetari Valon Syla ka komentuar deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja për shkak të mungesës së kuorumit për zgjedhjen e presidentit të ri.
Në një reagim publik në rrjetin social Facebook, Syla ka ironizuar idenë e mbajtjes së zgjedhjeve më 7 mars, duke aluduar se Kurti po synon një përkrahje shumë më të madhe se ajo që, sipas tij, është reale.
“Edhe me gati 50%, Albin Kurti apet paska lyp zgjedhje me 7 mars, nëse s’ia falin për president. Provo edhe një herë, por 80% s’ti japin as vëllaznia e motrat, se lëre më populli”, ka shkruar Syla.
Ai ka shtuar se kryeministri në detyrë, sipas tij, nuk duhet të tërhiqet nga qasja aktuale politike, duke përdorur tone të ashpra dhe kritike edhe ndaj funksionimit institucional pas konstituimit të Kuvendit.
“Mos gabo me u kthy në normalitet se hup. Mos harro se krejt vendimet e Qeverisë pas 9 shkurtit, prej konstituimit të Kuvendit, i ki të paligjshme”, ka shkruar ndër të tjera Syla.
Deklaratat e gazetarit vijnë në një kohë tensionesh politike dhe paqartësish rreth procesit të zgjedhjes së presidentit dhe stabilitetit institucional në vend.
— Dragash Info