Botë

Sukses institucional: Akreditim 5-vjeçar për Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren Prizren, 23 shkurt 2026 Universiteti…

23.02.2026. 2 min čitanja

Sukses institucional: Akreditim 5-vjeçar për Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren

Prizren, 23 shkurt 2026

Universiteti "Ukshin Hoti" Prizren ka arritur akreditim institucional 5-vjeçar, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe konsolidimin e arsimit të lartë në Kosovë.

Vlerësimi maksimal është rezultat i raportit të ekspertëve ndërkombëtarë, i cili u miratua nga bordi i Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) në mbledhjen e mbajtur më 23 shkurt 2026. Ky vendim i jep universitetit kredibilitet të plotë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke konfirmuar standardet e larta në cilësinë akademike, menaxhimin institucional, infrastrukturën dhe proceset administrative.

Kjo arritje reflekton angazhimin e vazhdueshëm të stafit akademik dhe administrativ, përkushtimin e studentëve dhe kontributin e menaxhmentit të universitetit, si dhe mbështetjen e partnerëve institucionalë. Bashkëpunimi i të gjithë komponentëve ka fuqizuar standardet akademike dhe ka përmirësuar proceset e brendshme, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për zhvillim afatgjatë.

Menaxhmenti i universitetit ka vlerësuar dhe falënderuar Agjencia Kosovare për Akreditim (AKA) dhe KSHC për procesin profesional, transparencën dhe vlerësimin korrekt institucional.

Ky akreditim hap mundësi të reja për avancimin e programeve akademike, rritjen e kërkimit shkencor, zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe modernizimin e proceseve arsimore, duke afirmuar Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren si një institucion të besueshëm me standarde të larta arsimore.

Universiteti mbetet i përkushtuar për të ofruar arsim cilësor, për të zhvilluar kapacitetet e stafit dhe studentëve dhe për të kontribuar në zhvillimin e shoqërisë përmes arsimit të lartë profesional dhe kërkimit shkencor.

— Dragash Info

Original Facebook objava