Sukses i jashtëzakonshëm për nxënësit e SHFMU “Shaban Shabani” në Llapushnik
Sukses i jashtëzakonshëm për nxënësit e SHFMU “Shaban Shabani” në Llapushnik
Një arritje e madhe vjen nga SHFMU “Shaban Shabani” në Llapushnik, ku nxënësit e kësaj shkolle kanë shkëlqyer në garat e Gjuhës Angleze “Spelling Bee”, niveli 3. Nxënësit Rron Shala dhe Amar Berisha kanë arritur të zënë vendin e parë, duke dëshmuar njohuri të thella, përgatitje serioze dhe talent të veçantë në gjuhën angleze. Ky sukses konsiderohet si rezultat i përkushtimit të vazhdueshëm të nxënësve, por edhe i mbështetjes së pandërprerë nga shkolla dhe stafi arsimor. Merita të veçanta për këtë arritje i atribuohen edhe mësimdhënëses Rrushe Gashi, e cila me angazhimin dhe profesionalizmin e saj ka përgatitur nxënësit për këtë garë. Shkolla dhe komuniteti janë krenarë për këtë sukses, ndërsa nxënësve u urohen arritje edhe më të mëdha në të ardhmen. — Dragash Info