Lokale

Të rinjtë e Dragashit pajisen me aftësi digjitale – AVOKO ndan certifikata për zhvillim të ueb-faqeve

29.03.2026. 2 min čitanja

Të rinjtë e Dragashit pajisen me aftësi digjitale – AVOKO ndan certifikata për zhvillim të ueb-faqeve width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= – Një tjetër hap i rëndësishëm drejt fuqizimit digjital të të rinjve në komunën e Dragashit është shënuar sot, me ndarjen e certifikatave për grupin e dytë të pjesëmarrësve që kanë përfunduar me sukses trajnimin për zhvillim të ueb-faqeve. Programi, i organizuar nga organizata AVOKO, ka ofruar njohuri teorike dhe aftësi praktike në fushën e web development-it, duke u mundësuar të rinjve të zhvillojnë kompetenca të kërkuara në tregun modern të punës dhe të krijojnë mundësi të reja në sektorin e teknologjisë informative. Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i Komuniteteve të Margjinalizuara në Dragash përmes Trajnimeve Profesionale në Dizajn Tekstili dhe Teknologji Informative”, i cili zbatohet nga AVOKO me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes GIZ Kosovo. Përfaqësues të organizatës theksuan se iniciativa të tilla synojnë të rrisin përfshirjen e të rinjve në zhvillimin ekonomik dhe digjital, duke i përgatitur ata për sfidat dhe kërkesat e tregut bashkëkohor. AVOKO mbetet e përkushtuar në krijimin e mundësive të reja për të rinjtë e Dragashit, duke investuar në edukim, zhvillim profesional dhe një të ardhme më të qëndrueshme për komunitetin. — Dragash Info