Qendra Rinore AVOKO shpall konkurs për Koordinator/e të Projektit
Qendra Rinore AVOKO shpall konkurs për Koordinator/e të Projektit AVOKO ka shpallur konkurs për pozitën Koordinator/e të Projektit, me qëllim mbështetjen dhe koordinimin e aktiviteteve në kuadër të projekteve që zhvillon organizata. Sipas njoftimit, pozita është e hapur për studentë në vitet e fundit të studimeve ose për të diplomuar, kryesisht nga fushat Psikologji, Sociologji, Shkenca Sociale apo fusha të ngjashme. Kandidatët duhet të kenë aftësi të mira organizative dhe komunikimi, interes për punë në projekte të shoqërisë civile dhe zhvillimit të komunitetit, si dhe aftësi për të punuar në ekip dhe për të koordinuar aktivitete të ndryshme. Detyrat kryesore të kësaj pozite përfshijnë: Mbështetje në koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve të projekteve Komunikim me pjesëmarrës, partnerë dhe institucione Organizimin e trajnimeve, takimeve dhe aktiviteteve të tjera Kontribut në përgatitjen e raporteve dhe dokumentimin e aktiviteteve Afati i fundit për aplikim është 20 mars. Të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në dhe një letër motivimi në adresën elektronike: 📧 ojq.avoko@gmail.com Nga organizata bëhet e ditur se vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë. — Dragash Info