Botë

Prizreni nis projektin për rritjen e efiçiencës energjetike në 43 ndërtesa publike Kryetari i komunës së Prizrenit, S…

11.02.2026. 1 min čitanja

Prizreni nis projektin për rritjen e efiçiencës energjetike në 43 ndërtesa publike

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, njofton se sot është nënshkruar kontrata për punimet në kuadër të projektit për rritjen e efiçiencës energjetike në 43 ndërtesa publike në komunë, me një investim prej rreth 5 milionë eurosh.

Me mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bashkimit Evropian, ky projekt përfshin shkolla dhe Qendra të Mjekësisë Familjare, duke siguruar kushte më të mira për nxënësit, stafin dhe qytetarët. Gjithashtu, ai mundëson kursim të konsiderueshëm të energjisë dhe përmbushje të standardeve evropiane të efiçiencës.

Kryetari Totaj e ka vlerësuar këtë investim si një hap të rëndësishëm drejt një Prizreni më modern dhe më të përgjegjshëm ndaj mjedisit, në shërbim të drejtpërdrejtë të mirëqenies së qytetarëve.

— Dragash Info

Original Facebook objava